9.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Mujës i lëkundet koalicioni me AAK-në

Ramadan Muja 2Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës i është lëkundër koalicioni me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, njëherësh nënkryetar i Mujës, Lulëzim Kabashi tha se pas analizës së punës të 100 ditëshit do të shqyrtohet edhe koalicioni me PDK-në.

“Koalicionet nga lartë nuk ndikojnë në marrëveshjet tona me PDK-në në Prizren. Ne do të shqyrtojmë pozicionet tona pas analizës që do t’i bëjmë 100 ditëshit të parë të bashkëqeverisjes me Prizrenin me PDK-në, dhe do të veprojmë konform kërkesave të qytetarëve tanë”, tha Kabashi për TVPZ.

Kabashi edhe para zgjedhjeve nacionale ka paralajmëruar shqyrtimin e koalicionit me PDK-në në Prizren. Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se AAK nuk është e kënaqur me qeverisjen e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës.

“Ka dallime të mëdha në koncepte në mes AAK-së dhe PDK-së”, tregon burimi brenda AAK-së.

Komuna e Prizrenit po ashtu rrezikon të shkojë në zgjedhje në nëntor të këtij viti, nëse Gjykata e Apelit konfirmon dënimin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktgjykim lirues, përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i...

Sytë e gjithë shqiptarëve në Varshavë

Erdhi dita. Gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që dashurojnë futbollin, do të jenë me sy e zemër në Varshavë, ku Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen...

Lajmet e Fundit