4.2 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

A mund të zgjidhet ngërçi, me dorëheqjen e Jahjagës?!

Jahjaga14-23Presidentja e shtetit nesër do t`i pres në tavolinën e saj propozimet e liderëve të partive politike, ku përmes këtyre propozimeve synohet dalja nga bllokimi i situatës aktuale politike në Kosovë, mëson RTK nga burime të saj.

Por, cilat janë zgjidhjet të cilat mund të çojnë në zhbllokimin e situatës në vend?

Analisti Naim Rashiti thotë për RTK-në se Jahjaga ka vetëm një zgjidhje. Ajo, sipas tij, është takimi i përbashkët i të gjitha partive politike dhe që kryesuesja Flora Brovina ta thërras seancën e Kuvendit ku do të ketë debat të hapur.

Por, në rast të dështimit të ndonjë marrëveshjeje, a mundet Jahjaga ta dërgojë vendin në zgjedhje?

“Presidentja mund të dërgojë vendin në zgjedhje, pa pyetur partitë politike”, thotë Rashiti.

Ndërsa, analisti Shpend Kursani thotë se ka disa zgjidhje që mund të bëhen për të dalë nga kriza aktuale politike.

“Ose të gjendet një zgjidhje jashtë Kushtetutës dhe atyre neneve ku Kushtetuta është e padrejtë, ose zgjidhja tjetër mund të bëhet duke u tërhequr njëra palë: ose PDK-ja ose Blloku. Por, këta s’po lëshojnë pe”, thotë ai.

Kursani daljen nga ky bllokim aktual e sheh edhe përmes dorëheqjes së presidentes Atifete Jahjaga.

“Nëse presidentja sheh që liderët nuk mendojnë për shtetin po për pushtetin, atëherë ajo mund të veprojë si një shtetase: duke mos menduar për pushtetin, të japë vetë dorëheqje e t`ia ja lëshojë këtë post Isa Mustafës; të zgjidhet kryeparlamentari i PDK-së; e pastaj një kostelacion qeveritar t’ia gjejë një pozitë asaj. Natyrisht, këto kalkulime politike nuk i sugjeroj. Por, nëse presidentja dëshiron zgjidhje, atëherë si një shtetase edhe në bazë të Kushtetutës mund të japë dorëheqje”, tha Kursani.

Më Shumë

Dramë në kryeqytet: Ylli i shkakton humbjen e pestë radhazi Sigal Prishtinës

Ylli ka shënuar një fitore dramatike ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 80-82, në një ndeshje të vendosur në sekondat e fundit. Ashtu si në përballjen e...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin së paku një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit