13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar, sfidë për prodhuesit e Prizrenit

Ndonëse me dekada të tëra prizrenasit kërkojnë punë, në sektorin e prodhimit vërehet mungesa e punëtorëve. Shumë të rinj janë bërë pjesë e statistikave të ikjes drejt vendeve të perëndimit. Por, disa kanë vendosur të kthehen, ndërsa numri i atyre që kërkojnë punë në zyrat komunale për punësim është rreth pesë mijë.

Emine Morina nga Prizreni që nga paslufta nuk i është ndarë zyrave komunale për ta gjetur një vend pune në cilindo sektor. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo kishte punuar vetëm për një kohët të shkurtër.

“Veç mas luftës dy vjet kam punuar në një organizatë të huaj, që 30 vjet e kam kryer shkollën e mesme. Di rrobaqepëse, di në zyrë me punuar se ekonominë financiare e kam kry shkollën e mesme”, ka thënë për RTK, Emine Morina nga Prizreni.

Pavarësisht kësaj, ka kompani në Prizren që nuk po gjejnë punëtor. Njëri nga ta është Veli Halimi që po synon të nis një linjë prodhimi për përpunim të qumështit.

“T’ju them të drejtën e kemi instalue një repart të ri dhe mundësia e përpunimit tek ne është deri në 80 mijë litra ditore, mirëpo ai repart nuk funksionon ngase nuk ka lëndë të parë .Tash kjo mungesë ndihet shumë , ngase një pjesë dërmuese e fermerëve i shesin bagëtitë e veta dhe ikin dalin jashtë , kjo është sfida më e madhe tek ne” ,tha – Veli Halimi prodhues vendor

Megjithatë, disa të rinj që kanë provuar punën në mërgim, kanë filluar të kthehen . “Disa të rinj në Gjermani janë kthyer dhe bash i bëra pyetje , pse jeni kthyer , rroga më e vogël i ngelte atje se sa këtu , për një tre persona unë kam biseduar brenda javës që janë kthyer”, tha Naim Mazllami, afarist.

Në komunën e Prizrenit thonë se bizneset që u mbyllën në pandemi, kanë filluar të riaktivizohen.

“Në komunën e Prizreni janë hapur dikund 879 biznese të reja e për fat të keq u mbyllën 129 prej tyre . Arsye konkrete diçka nuk ka , më së shumti hapje ka patur në janar , shkurt mars të vitit 2022 “, -Naim Mazllami, afarist

Në listën e pritjes aktive janë 4864 të papunë shumica të pakualifikuar.

“Dominojnë kategoria e të pakualifikuarve që presin për punë , kategoria tjetër është me shkollë fillore , 2589 që presin me shkollë fillore , me arsim të mesëm janë 491 , me gjimnaz klasik 188 , me bachelor janë 323 , me master 52 dhe me shkollë të lartë 4”, tha Hajrullah Hoxha, drejtor i zyrës komunale të punësimit

Zyra e Punësimit në Prizren, në bazë të kërkesave të tregut të punës, po organizon kurse të ndryshme të kualifikimit për të ulur sadopak papunësinë.

Më Shumë

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

“Krizë” për Vjosa Osmanin: Veç 1 mijë e 168 euro në bankë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Në mesin e personave zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë janë edhe krerët e...

Lajmet e Fundit