3.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Mungojnë dy të akuzuar dhe dy dëshmitarë, shtyhet gjykimi për vrasjen në mënyrë mizore në Suharekë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve Murat Ademi dhe Fadil Fetiu, të cilët së bashku me të akuzuarin Resmije Bytyqi dhe Reshat Ademi po akuzohen për vrasjen e A.B në mënyrë mizore në Suharekë.

Lidhur me mungesën e të akuzuarve Murat Ademi dhe Fadil Fetiu, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani tha se nga zyrtarët e njësitit transportues për të paraburgosurit nuk është informuar për arsyen e mos sjelljes së të paraburgosurve në këtë seancë , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sejrani tha se për këtë do të njoftohet Drejtoria e Burgjeve të Republikë së Kosovës, pasi që sipas tij, mos sjellja e të paraburgosurve është arsye e prolongimit të çështjes.

Ndërsa, për mungesën e dëshmitarëve Ilir Hazeraj dhe Bedri Kokollari, Sejrani tha se gjykata ka prova që të njëjtit janë ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mungesën e tyre nuk e kanë arsyetuar.

Mungesa e kushteve ligjore ka bërë që kjo seancë të shtyhet, seancat e radhës për këtë rast janë caktuar të mbahen më 15, 18 shtator si dhe më 2, 17 tetor 2023.

Gjykata e Apelit, këtë rast më 29 gusht 2022 e ka kthyer në rigjykim duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin aktgjykim kjo gjykatë i kishte shpallur fajtorë Murat Ademin, Resmije Bytyqin, Fadil Fetiun, ndërsa Reshat Ademin e kishte liruar nga akuza.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Murat dhe Reshat Ademi, më 6 tetor 2016, pas marrëveshjes paraprake, kanë privuar nga jeta, në mënyrë mizore tani të ndjerin A.B, kurse Resmije Bytyqin akuzohet për shtytje në kryerjen e vrasjes.

Fadil Fetiu fillimisht akuzohej për moslajmërim të veprës penale, mirëpo, më 7 maj 2019, ishte ndryshuar aktakuza ndaj Fetiut, ashtu që të njëjtin prokuroria e ngarkon me veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Sipas aktakuzës, vëllezërit Ademi, janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën Resmije Bytyqi, të cilën e kanë vajzë të axhës dhe ajo u është ankuar atyre se bashkëshorti i saj, viktima, po e keqtrajtonte atë, duke e rrahur.

Më pas, sipas organit të akuzës, ajo u kishte kërkuar atyre që ta vrasin burrin e saj, duke u thënë se nëse ata nuk munden ta bëjnë vrasjen, ajo do ta angazhonte dikë tjetër për ta kryer një gjë të tillë.

Në dispozitivin e aktakuzës thuhet se i akuzuari Murat Ademi, i shtyrë nga e akuzuara Bytyqi, ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Fadil Fetiu, ku i ndjeri po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer tani të ndjerin.

Tutje, në aktakuzë thuhet se Murat Ademi e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur, ku e priste i akuzuari tjetër Reshat Ademi dhe më pas të dy e kanë goditur atë me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit pasi e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë zjarrin dhe më pas e kanë groposur. /BetimipërDrejtësi

======================================================

Aplikimet vazhdojnë për klasën 6 e 10!
Vendet janë të kufizuara!
? +383 44 434 087

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Më Shumë

‘Her World, Her Rules’: Sporti kundër dhunës ndaj grave në Dragash

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizoi një aktivitet të veçantë në Dragash, në kuadër të kampanjës ndërkombëtare të FIBA-s, “Her World, Her Rules”...

Moti sot, kryesisht i vranët priten reshje shiu dhe bore

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm deri të lartë. Në viset...

Lajmet e Fundit