0.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Mungon anëtarja e trupit gjykues, shtyhet gjykimi ndaj ish-inspektorit të Komunës së Prizrenit i akuzuar për korrupsion

Pranë, Gjykatës Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-inspektorit të ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i cili po akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Drejtësia Sot, raporton se ish-inspektori i ndërtimit Musliu, po akuzohet që duke vepruar në cilësi të personit zyrtar, nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje në rrugën e “Muhaxherëve”, duke i shkaktuar dëm Komunës së Prizrenit dhe dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën “Qylhan”.

Drejtësia Sot, njofton se shkak për masmbajtjen e këtij gjykimi ishte mungesa e anëtares së trupit gjykues gjyqtares Teuta Krusha, e cila për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të paraqitet në këtë gjykim.

Ndryshe, në seancën e sotme gjyqësore, prezantuan prokurorja e shtetit, Ervehe Gashi, i akuzuari Musliu me mbrojtësit e tij avokatët Blend dhe Gent Gjini si dhe përfaqësuesi i autorizuar i Komunës së Prizrenit, avokat Blerim Mazreku.

Në këto rrethana, gjyqtarja, Raima Elezi në mungesë të kushteve ligjore për vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi që seanca e radhës të mbahet më 22 nëntor 2021, në ora 09:00

Më Shumë

“Emrin tënd e përjetësova”, Kastriot Tusha sot sjell këngën për Komandant Drinin

Një ngjarje e veçantë muzikore dhe historike do të shënohet këtë të enjte në Prizren, me premierën e këngës kushtuar legjendës së luftës dhe...

Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth...

Lajmet e Fundit