13.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Mungon kryetari i Dragashit, shtyhet gjykimi për korrupsion në rastin ndaj menaxherit të prokurimit

Ka dështuar mbajtja e gjykimit ndaj të akuzuarit Nuro Ismailit, i cili në Gjykatën Themelore në Prizren po gjykohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Drejtësia Sot, raporton se shkak për mosmbajtjen e kësaj seance gjyqësore ishte mungesa e dëshmitarit Sh.Sh, ku i njëjti për shkaqe shëndetësore nuk ka mundur të paraqitet në gjykatore.

Ndërsa, në seancën e sotme prezantuan prokurori i shteti Mehdi Sefa, i akuzuari Ismaili dhe përfaqësuesi i Komunës së Dragashit Islam Rexhepllar.

Në këto rrethana, gjyqtarja Raima Elezi në mungesë të kushteve ligjore për vazhdim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi që seanca e radhës të caktohet më 02 dhjetor 2021, në ora 09:30.

Sipas aktakuzës gjatë periudhës së vitit 2019, i pandehuri si person përgjegjës menaxher i zyrës së prokurimit në Komunën e Dragashit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që të përfitoj dobi pasurore për persona tjerë.

Tutje, aktakuza përshkruan se në cilësinë e menaxherit në zyrën e prokurimit vepron në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik nr.04/L-042 konkretisht neni 57 par 1, ashtu që dështon të konfiskon sigurinë e tenderit me nr. 621-19-1413-1-1-1 i dt, 05.05.2019 në shumë prej 3000 (tre mijë) euro për furnizim me dru dhe pelet nga Operatori ekonomik (Avni Murtezi) B.I. i cili nuk arrin të siguroj një vërtetim nga ATK-ja që ka pagur tatimin dhe nga Gjykata Ekonomike që nuk është gjykuar si person juridik dhe kështu lidhet kontrata me Operatorin më të shtrenjtë për 25.680 euro duke dëmtuar buxhetin e Komunës.

Me këto veprime sipas prokurorisë, ka kryer kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 par 1. lidhur me par. 3 nën par. 3.2 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Policia në Prizren koordinon masat e sigurisë me Këshillat Lokale (KLSP)

Komandanti i Stacionit Policor Prizren, Kapiten Haxhi Kabashi, priti sot në një takim pune anëtarët e Këshillave Lokale për Siguri në Bashkësi (KLSP), për...

Sot shënohet Dita Botërore e Librit

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit, një ditë e dedikuar promovimit të leximit, librit dhe...

Lajmet e Fundit