15.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Qershor, 2025

Murademi, fshati pa shkollë

Janë 63 nxënës që çdo ditë udhëtojnë nga tetë kilometra shkollë- shtëpi

“Atje jemi rritur, por nuk e kemi ditur gjithë faktin e lashtësisë. Tash kjo po na rikthen herët në civilizim. Mirëpo, është paradoksale që tani kemi mbetur pa një objekt shkollor”, shprehet Ademaj ,raporton Gazeta Kosova Sot

“Ne, në fshat, jemi 70 shtëpi, por i kemi 77 halle”, thotë Refki Ademaj, kryetar i fshatit Muradem. Ky fshat është i vetmi në këtë komunë pa objekt të shkollës. Po ashtu, banorët ankohen se kanë probleme të mëdha me mungesën e energjisë elektrike, dhe infrastrukturën tjetër. “Ne jemi fshat që jemi harruar disi. Pushteti lokal mundohet të na ndihmojë, por thonë energjia nuk është në kompetencë e tyre, kurse për shkollë kemi marrë premtime. Mbetet të na ndërtohet rruga për te Guva e Mrizit”, thotë Ademaj.

Por, Kujtim Gashi, kryesues i Kuvendit Komunal, pohon se Murademi nuk po harrohet dhe se tashmë është duke u shndërruar në një fshat të trashëgimisë. Atje tashmë janë bërë zbulimet e fundit pikturimet shkëmbore në Abri te Guva e Mrizit që është unike në gjithë Kosovën e ku ka shkrime parahistorike. Ndërsa Refki Ademaj tregon se gjeneza e emrit të fshatit ka ardhur nga dy vëllezër, Murat dhe Adem. Ai pastaj flet me admirim për Guvat e Mrizit. “Atje jemi rritur, por nuk e kemi ditur gjithë faktin e lashtësisë. Tash kjo po na rikthen herët në civilizim. Mirëpo, është paradoksale që tani kemi mbetur pa një objekt shkollor”, shprehet Ademaj. Fshati ka një bukuri të rrallë, kurse në fillim pranverës, në ditët e fundjavave, vizitohen nga ish-banorët. Edhe Ademaj mendon se mund të bëhet diçka për turizmin rural.

“Të gjitha shtëpitë e këtij fshati në të ardhmen mund të bëhen strehë apo bujtina për turistë. Janë bukuritë magjike të Murademit, i cili qëndron mbi ujërat e Bushtricës mbi burimet e Drinit të Bardhë, që burojnë nga bjeshkët. Këto Murademit si fshat turistik i japin një status të veçantë, por ne po përballemi fillimisht me mungesa elementare”, pohon ai për gazetën “Kosova Sot”.

Prindërit duhet t’i shoqërojnë fëmijët në shkollë Kryetari i fshatit Muradem, Refki Ademaj, shprehet se fshati ka jo më pak se 63 nxënës dhe të gjithë këta udhëtojnë deri në shkollën e fshatit Vlashnje. “Vetëm në një drejtim rruga i katër kilometra e kjo domosdo se e rëndon vajtjen e këtyre fëmijëve në shkollë, ngase fëmijët shtatëvjeçar të udhëtojnë nga tetë kilometra në ditë kjo është e rëndë, jemi ndoshta i vetmi fshat në Kosovë që me numër prej 63 nxënë- sish e të mos kemi shkollë”, thotë Ademaj.

Këtë ankesë e kishin edhe shumë banorë të këtij fshati, të cilët detyrohen t’i bartin fëmijët e tyre. Prindërit si Salajdini, Afrimi dhe Beqiri e disa prindër të tjerë kanë shpresë se së shpejti do të ndërtohet një shkollë në fshatin e tyre, në të kundërtën thonë se e kanë të vështirë të vazhdojnë shkollimin e fëmijëve të tyre.

Papunësia, një brengë tjetër Një brengë tjetër është mungesa e vendeve të punës. Refki Ademaj pohon se në gjithë fshatin është vetëm një person që punon në administratën shtetërore. Ndryshe, pjesa më e madhe e familjeve kanë dikë në kurbet. “Shkolla është dhembje e të gjithëve, andaj shumica e kurbetçinjve për këtë shkak po i marrin edhe fëmijët me vete”, thonë banorët.

Lidhur me këtë kërkesë të banorëve, komuna nuk ka ndonjë plan konkret. Drejtori i ri i arsimit në Prizren, Zehadin Shemsedini, shprehet se ai nuk e ka informatën për mungesën e shkollës në këtë fshat.

“Nëse është kështu gjithsesi se prioritet do t’i kushtojmë asaj shkolle. Asnjë nxënës nuk guxon të udhëtojë me kilometra në një drejtim. Prandaj, jam i sigurt se ky problem do të kryhet ndoshta jo më larg se në vitin 2017”, shprehet drejtori Shemsedini.

(Kosova Sot)

Më Shumë

AP për ndeshjen Shqipëri–Serbi: Përballje që s’është veç për tri pikë

Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, i ka kushtuar një artikull të gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila do të luhet nesër, e...

AAK-ja në Prizren: Skandal, rruga asfaltohet pa nyje sanitare

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Prizrenit pas zbulimit të një skandali në rrugën “Asllan Fazliu”, e...

Lajmet e Fundit