3.9 C
Prizren
E martë, 19 Tetor, 2021

Murat Gashi, shkrimtari që hapëron me kohën

Ma Sc. Fatmir HALIMI

Parathënie për romanin “Etja për jetë” të autorit Murat V. Gashi

Shkrimtari Murat V. Gashi, me romanin “Etja për jetë” hatëroi nëpër kohë, me qëllim që të mbahet në mend kjo kohë e pandemisë, kjo jetë e vështirë, që e përjetoi populli ynë. Ky vit që lamë pas, pra viti 2020 do të mbahet në mend për shumë arsye, sepse kjo pandemi do të mbetet në kujtesën e njerëzimit, nga e cila edhe do të nxjerrim mësim nga “pësimet”, që të jemi më të përgatitur në të ardhmen për ndonjë virus tjetër që mund të ndodh.

Në këtë kohë, shkrimtari Murat V. Gashi e përjetoi pandeminë njësoi si çdo qytetar tjetër. Prandaj autori i shtyrë nga rrethanat që u krijuan për qytetarët e Kosovës, pas përhapjes së koronavirusit, ku u përballëm me një mori problemesh, jo vetëm me kushtet e vështira ekonomike, por edhe me infektime e vdekje të shumta, e ndjeu se edhe ai duhet të bënte diçka. Pas kësaj kohe njëvjeçare të pandemisë, Gashi të gjitha këto reaksione i shprehë përmes letërsisë, konkretisht përmes romanit “Etja për jetë”, i cili e paraqet mjaft bukur gjendjen shpirtërore, emocionale, por edhe rendin shoqëror.

Duke evokuar kohën ende të pa perënduar, jo vetëm të Covidit-19, por edhe të gjendjes politike, siç e quan ai, koha e virusit politik, Gashi rrëfimin e shkrimit të tij na e mbush me plot dhembje, trishtim e makthe nga më të ndryshmet, të cilat i paraqet përmes personazheve si: Agroni, Guri, Roni, Maki e të shumë të tjerëve

Shkrimtari Gashi duke paraqitur idenë e afirmimit të shpresës mbi aktualitetin e kohës dhe duke mbajtur qëndrimin pozitiv të zgjidhjeve të situatave, ai në letërsi sjell frymën pozitiviste.

Gashi te romani ” Etja për jetë ” tregoi talentin e vet artistik, njëkohësisht edhe novativ. Në këtë vepër përveç ngjarjeve të përditshmërisë të mbushura me plot dhimbje dhe makthe, autori sjell edhe përshkrime entuziaste të jetës gjatë kohës së pandemisë. Libri është i mbushur edhe me plot meditacione mbi çështjet etike, filozofike e psikologjike, si frika nga shkatërrimi i ekonomisë, frika nga izolimi total dhe largimit të punëtorëve nga ndërmarrjet private.

Shkrimtari Gashi përmes romanit “Etja për jetë ” shfaq njëfarë ironie jo vetëm ndaj qeverisjes së shtetit, por edhe ndaj vetvetes, që si qenie njerëzore nuk mundi të bëj më shumë për popullatën në përgjithësi, që jeta e tyre të bëhej më e lehtë gjatë kohës së pandemisë, e cila po vazhdon edhe sot, por vetëm ta tregoi realitetin, e që fajtor kryesor për të gjitha këto është virusi Covid-19.

Shkrimtari Gashi tërë rrëfimin e tij për jetën tonë në kohë pandemie e lidhë me dy raste të veçanta, ku rasti i parë përfundon tragjikisht, kurse rasti i dytë arrin t’i shpëtoi karantinës. Rasti i parë ka të bëj me tragjedinë që ndodhi në konviktin numër shtatë, kur një i ri, Roni, pas largimit nga karantina e Gjermanisë, u kthye i sëmurë në Kosovë, jo nga kovidi, por nga sëmundja e mëlçisë. Ai menjëherë sipas ligjeve në fuqi u dërgua në Qendrën e Studentëve, në Karantinë. Për pasojë e karantinimit, Roni nuk mund ta përballojë padrejtësinë që i bëhet aty, sepse ai dhe babai i tij Maki, mendonin që duhet të lirohet urgjentisht dhe të shtrihej në spital për shërim, e jo të izolohet. Kjo padrejtësi ndikoi që ai të hidhet nga kati i pestë i konvikteve dhe të vdes tragjikisht.

Kurse rasti i dytë ka të bëj me një tjetër qytetar, Agronin, i cili pasi u kthye nga Stambolli i Turqisë e futin edhe atë në karantinë. Ky ishte më i shkathtë, sepse pasi që i bëri disa telefonata, lirohet në mes të natës nga karantina, pra nga konviktet e studentëve. Këtu autori i qet në pah padrejtësitë që bën shteti edhe me të izoluarit e karantinës.

Por Gashi nuk kufizohet vetëm në këto dy ngjarjeje. Ai më tej shtroi edhe çështjen e familjeve tjera që nuk iu përmbajtën masave mbrojtëse nga kovidi-19. Është rasti i një familje në një qytet të Kosovës, kur u infektua nëna dhe ajo vdes. Në këtë reaksion vajza dhe djali i saj përpara policëve këmbëngulin që ta hapin sarkofagun. Policia nuk i lejon, por që në fund e hapin sarkofagun. Reaksioni i infektimit iu revanshua dhe që të dytë i infektoi. Vajza shpëton (shërohet) nga sëmundja, ndërsa djali 44 vjeçar vdes. Autori me këtë rast thotë: ai që nuk e respekton ligjin, ai edhe e pëson…

Krejt në fund, autori përmes romanit “Etja për jetë” na jep detaje të shumta për jetën nëpër të cilën qytetarët kaluan një vit të vështirë pandemie. Ky roman për lexuesit do të mbetët gjatë në kujtesën e tyre, sepse shkrimtari hatëroi me kohën që e lamë pas, ndërsa për letërsinë shqipe do të mbetet një perlë, që do të lexohet e rilexohet prapë.

Më Shumë

Rezultati i fundit në Prizren

Nga numërimi i deritanishëm i votave në Prizren, po prin Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje mw 40.72 për qind të votave, e pas tij...

Arrestohet një i dyshuar në Prizren, kishte goditur një person me dorezë të armës me gaz

Policia në Prizren ka bërë të ditur se më 20 gusht 2021, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kishte ndodhur një rast lëndim i...

109 vjeçarja voton në Prizren (VIDEO)

109 vjeçarja, Xhevahire Mustafa nga Prizreni e ka hedhur votën e saj. Ajo tha se në të gjitha zgjedhjet e ka shfrytëzuar të drejtën e...

Prizren/ 52-vjeçarja me probleme mendore tenton të bëjë vetëvrasje

Një grua e moshës rreth 52-vjeçare në Prizren dje ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, shkruan Gazeta Sinjali. 52-vjeçarja dyshohet se ka konsumuar...

Fletëvotimi që u gjet në oborr të shkollës në Prizren, i kishte rënë qytetarit nga xhepi

Një fletëvotim, i cili është gjetur në oborrin e shkollës “Avdyl Frashëri” në Prizren i ka rënë një qytetari nga xhepi. Kjo është parë nga...

Haskuka: Prizreni nuk do të ketë balotazh

Kryeministri i Kosovës, njëherit edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në tubimin e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka. Ky...

Të premten përfundon votimi jashtë Kosovës

Është duke vazhduar procesi i votimit përmes postës për 15 mijë e 532 qytetarët e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës. KQZ bën të ditur...

Totaj në tubimin përmbyllës: Prizreni do ta hap kapitullin e zhvillimit të dielën

Partia  Demokratike  e Kosovës, Dega në Prizren ka mbajtur tubimin përmbyllës, pas gati një muaji sa ka bërë fushatë me qëllimin e arritjes së...

Putini: Rusia është e gatshme të rrisë eksportin e gazit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të mërkurën se Moska është “e gatshme” të rrisë eksportin e gazit, ndërkohë që disa vende në Evropë...

Ndarja e bujshme/ Kjo është modelja me të cilën Icardi tradhtoi Wanda Nara-n

Një lajm i bujshëm po qarkullon së fundmi në mediat e huaja, për ndarjen e papritur të Mauro Icardi-t dhe Wanda Nara-s. Kjo e fundit...

Mot me shi dhe borë për dy ditët e ardhshme

Në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me shi dhe temperaturat e ulëta do të vijojnë të jenë. Instituti Hidrometeorologjik i...

Njoftim i rëndësishëm nga ATK-ja për masën e subvencionimit të pagës

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të punësuarit e formalizuar kanë të drejtë që të aplikojnë për subvencionimin e pagës deri më 15...

Barella pritet të rinovojë me Interin

Nicolo Barellla pritet të nënshkruajë kontratë të re me Interin. Sipas Gazzetas, Barella do të nënshkruajë kontratë deri në qershor 2026. Italiani do të marrë pagë...

Deri në këto çaste: Kaq qytetarë kanë votuar në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e votueseve deri në ora 15:00. Deri tani bëhet me dije se në Komunën e Prizrenit kanë...

Haskuka: Komuna e Prizrenit është vetmja që i ka liruar bizneset nga pagesa

Kandidati i vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me deputetët Artan Abrashi dhe Arber Rexhaj dhe kandidatët për asamblistë vizituan afaristët...

Liga Unike, shorti hidhet të dielën

Nesër në orën 11:00 do të hidhet shorti për Ligën Unike, në konkurencën e meshkujve dhe atë të femrave. Te meshkujt në këtë edicion do...

Lajmet e Fundit