Murati akuzon opozitën: Me muaj të tërë po i bllokon 150 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka akuzuar partitë opozitare për bllokim të fondeve ndërkombëtare në vlerë 150 milionë euro. Këtë reagim, Murati e bëri në Facebook në kundër-reagim ndaj opozitës e cila akuzoi qeverinë që nuk është bërë pjesë e Programit Evropa Digjitale të BE-së.

 

“Opozita qenka ankuar se pse Kosova ende nuk është bërë pjesë e Programit Evropa Digjitale të BE-së.  Mirëpo është e njëjta opozitë që me muaj të tërë po mban të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, pa asnjë arsye të vlefshme. Janë gjithsej afro 150 milionë euro të bllokuara nga opozita”, ks thënë Murati,

Ai përmendi 25 milionë euro të marrëveshjes me KfW për investime në rrjetin e transmisionit të energjisë elektrike.

“- 84 milionë euro projekti i Ngrohjes Qendrore Solare, i financuar me grante nga Gjermania, grante nga BE, dhe kredi nga BERZH. – 40 milionë USD marrëveshja me Fondin Zhvillimor të OPEC, mjete që planifikojmë t’i investojmë në infrastrukturë sportive, për t’u bërë gati për Lojërat Mesdhetare”, ka shkruar Murati, duke akuzuar opozitën për bllokim.

E partitë opozitare po ashtu akuzuan qeverinë se për shkaka të mos-dëgjueshmërisë ndaj ndërkombëtarëve për deeskalimin e statujës në veri, BE ka sanksionuar Kosovën në disa segmente.

“Masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës janë: suspendimi i përkohshëm i punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit; mosftesa e Kosovës në takime të nivelit të lartë; suspendimi i vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja si dhe; ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit”.

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit