9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Musmurati: Blloku të reflektojë

BasriMusmurati6-06Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, ka deklaruar se partitë e Bllokut, me veprimet e tyre janë duke e penguar krijimin e institucioneve.

Sipas tij, Isa Mustafa është një nga pengesat kryesore që Kosova të ketë institucione.

Musmurati ka thënë se ka shumë shokë në LDK me të cilët ka punuar, por nuk mendojnë njëjtë sikurse Isa Mustafa.

Ai ka thënë se kërkesa e LAN-it për interpretimin e pikës 127 të aktgjykimit të Kushtetueses është humbje kohe, sepse sipas tij, vetëm PDK-së i takon e drejta për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Nga ngërçi politik, sipas Musmuratit, mund të dilet vetëm me një marrëveshje të përbashkët politike.

Ai ka bërë me dije se Hashim Thaçi vazhdon të mbetet kandidatura e vetme për kryeministër. /epoka e re/

Më Shumë

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës. Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në...

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Lajmet e Fundit