11 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Mustafa fshin statusin për Zemajn

isa mustafa 3

Pak pas publikimit të statusit të tij edhe në Koha.net, kryeministri i vendit ka fshirë statusin e vet në Facebook për deputetin Armend Zemaj.

Armend Zemaj, i cili të martën ka votuar kundër Qeverisë së re të Kosovës me në krye Isa Mustafën, sipas statusit të Mustafës, kishte deklaruar se në Qeveri janë futur individë që janë përfshirë në krime dhe vrasje të shqiptarëve etë serbëve në Kosovë.

Armend Zemaj është kushëri i Tahir Zemajt, i vrarë pas luftës në Kosovë me dy të afërm të tjerë.

 

Kryeministri Mustafa i habitur me deklaratën e deputeti Zemaj: Prokuroria, ta trajtojë këtë deklaratë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes rrjetit Facebook ka falënderuar votuesit dhe deputetët që ia dhanë besimin për të udhëhequr ekzekutivin e vendit.
“Falënderoj të gjithë deputetët që votuan dhe e dhanë besimin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pas votimit të Qeverisë, disa nga deputetët të cilët kanë votuar kundër, kanë deklaruar opinionet e tyre në lidhje me kabinetin qeveritar. Më befasoi deklarata e deputetit Zemaj, në të cilën ai thotë se ‘në përbërjen e Qeverisë ka njerëz që kanë vra shqiptarë në forma të ndryshme, si ata serbë si ata shqiptar’.

Unë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës nuk kam njohuri të tilla. Unë besoj në të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, prandaj kërkoj nga z. Zemaj të sqarojë se cilët janë ata njerëz. Po ashtu do të kërkoj nga Prokuroria e Kosovës që të trajtojë këtë deklaratë të deputetit Zemaj. U bëj ftesë, po ashtu, të gjithë qytetarëve që nëse kanë informata për vepra të tilla, të raportojnë tek organet përkatëse”, ka shkruar Mustafa.

Më Shumë

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

“Anulo golin atje, anulo golin këtu” – sulmuesi i Lirisë, Fetahaj reagon pas humbjes nga Vushtrria

Skuadra e Vushtrrisë ka fituar tre pikë masive sot në Prizren, pasi triumfoi me rezultatin 0:1, falë golit të Urim Statovcit. Ekipit të Lirisë iu...

Lajmet e Fundit