19 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Mustafa: Kushtetuesja e bën të pamundur marrëveshjen e Bllokut

Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se tani më e rëndësishme është të konstituohen institucionet, sesa kush do të jetë në krye të tyre.

Në këtë postim ai shkruan:

Situata në Kosovë lidhur me konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve të përgjithshme është larg më e rëndësishme sesa thjeshtësimi i saj se kush do të jetë në krye të institucioneve. Partitë politike i kanë liderët e tyre, por zgjedhjet neve në LDK nuk i kemi bërë që të më akomodojnë mua si lider, ashtu siç po i dëgjoj disa komente.

Zgjedhjet janë bërë që të bëjmë ndryshime pozitive për qeverisje të vendit. Ne do të angazhohemi maksimalisht që me marrëveshje të koaliconit paszgjedhor të bëjmë zgjidhje të pranueshme për subjektet që ne i përfaqësojmë dhe në interes të partive të koalicionit dhe të qytetarëve, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese e bëri të pamundur implementimin e marrëveshjes sonë të datës 10 qershor 2014.

Ne i kemi qëndrimet e subjekteve tona, të cilat i kemi diskutuar bashkërisht dhe do t’i diskutojmë brenda koalicionit paszgjedhor dhe do të vendosim në harmoni me vullnetin tonë dhe të anëtarësisë, të cilën e përfaqësojmë, por edhe të kritereve, të cilat na u kanë pasqyruar si mundësi për ta marrë mandatin.

Më Shumë

‘Drini i Bardhë’ fillon me fitore në Ligën e Dytë

Skuadra nga Hasi debuton me tri pikë, pas përmbysjes ndaj Fushë Kosovës Klubi i Futbollit "Drini i Bardhë" nga Hasi e ka nisur mbarë  Ligën...

Prizreni pret Trepçën në javën e dytë të Ligës së Parë

FC Prizreni do të zhvillojë ndeshjen e dytë të kampionatit në kuadër të javës së 2-të të Ligës së Parë të Kosovës, ku do...

Lajmet e Fundit