5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Mustafa: Procesi zgjedhor ishte korrekt dhe demokratik

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka folur pas përfundimit të procesit zgjedhor brenda LDK-së.

Ai është shprehur i kënaqur me procesin e zgjedhjeve, duke e cilësuar si korrekt dhe demokratik.

“Procesi zgjedhor ishte korrekt dhe demokratik”, ka thënë Mustafa, transmeton zeri.info.

Zërat që kundërshtuan zgjedhjen e tij, Mustafa tha se nuk do t’i dëgjojë dhe nuk do të merret me ata që këtë proces e quajtën si formë diktature.

“Ishte një kuvend i suksesshëm ashtu siç e ka natyrën LDK-ja me mundësi të vërejtjeve, me vota ashtu siç e parasheh rregullorja edhe statuti dhe me pajtim të pjesës dërmuese të delegatëve të Kuvendit. Në fjalorin e atyre që e kanë në mendësinë e tyre diktaturën nuk merrem. Delegatët që kanë qenë këtu janë të vetëdijshëm dhe të moralshëm për votën e tyre, pasi që është pronë e tyre”, tha Mustafa.

“Ata më kanë votuar në përjashtim të dy apo tre të tjerëve dhe çdo cilësi tjetër është edukatë e tyre personale”, tha tutje Mustafa.

Ai po ashtu tha se nga sot LDK do të jetë edhe më unike dhe më e fortë.

Mustafa u shpreh i bindur se LDK-ja, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë fituese.

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Lajmet e Fundit