8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Mustafa s’i rishikon vendimet e Thaçit

Isa mustafaaaaZotimi pesë-mujor i LDK-së për rishikimin e të gjitha vendimeve nga ana e qeverisë në detyrë, po mbetet fjalë në letër.

Përmbushjen e këtij premtimi po ia pamundëson pikërisht partneri i saj në Qeveri, PDK-ja. Kjo e fundit u akuza rëndë nga partia e Isa Mustafës se kishte bërë punësime të militanteve të kësaj partie dhe kishte bërë nënshkrim të kontratave të dëmshme për buxhetin e vendit.

Kësisoj, bashkëqeverisja mes PDK-së dhe LDK-së ka ndikuar që kjo e fundit të mos i përmbahet premtimit të dhënë, shkruan “Tribuna”.

Madje, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë se këtë pyetje duhet shtruar Qeverisë e jo atij. Ai ka thënë se është pjesë e LDK-së, por nuk është pjesë e Qeverisë duke mos dashur të përgjigjet nëse LDK do të insistojë në rishikimin e vendimeve.

E para koalicionit, nënkryetarët e LDK-së nuk e kishin problem të deklaroheshin e të zotoheshin për rishikim të vendimeve të Qeverisë. Pas kësaj, gazeta ka provuar të marrë qëndrim nga ministra të LDK-së, për këtë çështje, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Më Shumë

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Lajmet e Fundit