8.5 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Mustafa: Vendimet e njëanshme të Kurtit qojnë në prishje të koalicionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar si shkelje të marrëveshjes së koalicionit nga ana e kryeministrit Kurti, shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të punëve të brendshme.

Mustafa ka thënë se një vendim i tillë është i papranueshëm për të dhe LDK-në, raporton “Zëri.info”.

“Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu. Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Kësisoj Mustafa ka thënë se nuk i pranon këto veprime të Kurtit dhe se nëse vazhdon të veproj në mënyrë të tillë, të njëanshme, siç e quan ai, atëherë koalicioni nuk do ta ketë jetën e gjatë.

“Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike.

Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.

Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit”, ka thënë Mustafa./Zëri

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Ankohet Ismet Munishi: “Istogu ish shndërru në Kandahar, kurrë s’kam pa diçka të tillë”

Gjatë ditës së sotme, Liria e Ismet Munishit ishte mysafire e Istogut në Ligën e Parë. Ndeshja u luajt në kuadër të xhiros së 26-të...

Lajmet e Fundit