Vuçiç i kërkoi ndihmë, nisen drejt Serbisë mjekët kinezë

Kina vendosi të nisë disa mjekë drejt Serbisë për të luftuar koronavirusin. Një ditë më parë, presidenti Vuçiç sulmoi ashpër BE-në në një konferencë për shtyp lidhur me situatën e krijuar duke thënë se Brukseli nuk po e ndihmon fare vendin e tij, ndaj dhe nuk I mbetej zgjidhje tjetër vecse t`I shtrinte dorën presidentit kinez, Xi Jiping.

Pas kësaj konference, ambasada kineze në Beograd konfirmoi se ishte gati kontigjenti i parë me ndihma që përfshijnë maska mbrojtëse, respiratorë dhe gjithashtu ekipe ekspertësh që do të ndihmojnë dhe asistojnë mjekët serbë në betejën kundër Covid 19.

Në Serbi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme nga pandemia. “Do të mbyllemi për të shpëtuar jetët tona, për të shpëtuar prindërit tanë dhe të moshuarit tanë”, deklaroi

Vuçiç, i cili që nga 16 marsi vendosi që ushtria të ruajë spitalet shtetërore, ndërsa policia do të monitorojë ata që janë të karantinuar ose në izolim, për 14 apo 28 ditë. Kush shkel karantinën, sipas kreut të shtetit serb, mund të përballet me burgim deri në tre vjet. Deri të hënën në mëngjes, Serbia ka raportuar 55 raste infektimi me koronavirus.

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit