Anëtari i Kryesisë së LDK-së paralajmëron daljen nga qeveria

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skender Hyseni ka paralajmëruar dalje nga qeveria.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Hyseni e ka quajtur vendimin e kryeministrit, Albin Kurti të papranueshëm dhe të paarsyeshëm.

“Veprim tërësisht i papranueshëm, arbitrar Çuditërisht te paarsyeshëm. Marrëveshja për koalicion thekson qartë se ministri nuk shkarkohet pa miratim paraprak të kryesisë se LDK-së”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka thënë se Kurtit është duke i munguar pjekuria elementare në politik.

“LDK do te marre qëndrimin e duhur karshi këtij veprimi, brenda disa orëve. Albin Kurtit i mungon pjekuria elementare për ta ruajtur stabilitetin e Qeverisë”, ka thënë Hyseni. /Insjaderi.com

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit