12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Mustafa vlerëson rolin e Gjermanisë për progresin në Kosovë

Mustafa-Angelika VietsKryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka vazhduar edhe sot të pres ambasadorët e akredituar në Prishtinë, të cilët i kanë uruar zgjedhjen në pozitën e kryeministrit dhe gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit.

Takimin e parë, sot, kryeministri Isa Mustafa e ka zhvilluar me ambasadoren e Gjermanisë Angelika Viets, e cila i ka përcjell urimet e përzemërta të kancelares Angela Merkel për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit dhe gatishmërinë e qeverisë gjermane për të vazhduar me bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve.

Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur falënderimin për urimet dhe ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të Gjermanisë për progresin e gjithanshëm në Kosovë. Ai ka theksuar gatishmërinë e kabinetit të tij qeveritar për të vazhduar bashkëpunim në fushën e sigurisë, të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe në ruajtjen e raporteve të shkëlqyeshme midis vendeve tona.

Në takim, kryeministri Mustafa i ka shprehur ambasadores gjermane edhe një herë keqardhjen e thellë për vdekjen papritur të Andreas Schockenhoffen, nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU-së në Bundestagun Gjerman, duke shprehur konsideratën e lartë për angazhimet e tij në ndërtimin e relacioneve miqësore në mes të dy vendeve.

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Lajmet e Fundit