Mytaher Haskuka në Malësi të Re: Fëmijët tuaj do ta kenë shujtën dhe transportin

Pas një dite me aktivitete të ngjeshura, kandidati për kryetar të Prizrenit, nga radhë e Lëvizjes Vetëvendosje!,prof.dr.Myaher Haskuka, në orët e mbrëmjes takoi banorët e fshatit Malësi e Re.

Ai me banorët e këtij fshati bashkëkuvendoi në një odë të këtij fshati.
Ata ngritën shqetësimin udhëtimit të nxënësve.

“Nxënësit e shkollës fillore, sidomos ata deri në klasën e pestë, gjatë mandatit tim, ashtu sikur që ka vepruar Lëvizja Vetëvendosje! në Prishtinë, edhe në Komunën e Prizrenit do të ndajë për ta nga një kifle dhe një gotë qumësht, në kërkesat që kanë paraqitur edhe aktivistë tuaj në qendër, vërejta se nxënësit e këtij fshati, aktualisht po udhëtojnë mbi një kilometër deri në fshatin e afërm dhe vërtetë në këtë rrugë kaq të frekuentueshme shqetësimi juaj është i drejtë”, tha Haskuka.

“ Me një organizim të duhur, ky problem do të zgjidhet duke siguruar transport për këta nxënës, deri sa në të ardhmen e afërt, në këtë fshat, do ta ndërtojmë edhe shkollën e ciklit të ulët, pra, fëmijët tuaj do ta kenë edhe shujtën edhe transportin falas nga Komuna.”

Në një takim të gjatë e të ngrohtë më banorët e këtij fshati, shkoqiti pjesë edhe nga pikat tjera të programi të tij qeverisës, me theks të veç antë për shërbimin shëndetësor në këtë fshat, sistemin ujësjellësit dhe të kanalizimit.

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit