3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Mytaher Haskuka: Personave me nevoja të veçanta u duhet përkrahje më e madhe

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka premtuar përkrahje për shoqatën “Hendikos” në Prizren.

Ai, në një takim me drejtuesit e “Hendikos”-it, ka bisedua për aktivitetin e kësaj organizate dhe për problemet e përditshme të personave me nevoja të veçanta.

“Në këtë takim u tha se vetëm në Komunën e Prizrenit janë më shumë se 1300 persona me nevoja të veçanta, për t’u bërë edhe këta pjesë e shoqërisë sonë, personave me nevoja të veçanta u duhet dhënë një përkrahje më e madhe që ata të jenë kontribuues në zhvillimet shoqërore dhe ekonomike në vend”, thuhet në komunikatën e VV-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizrenasit në hall të madh me qentë endacakë

Qytetarët e Prizrenit, sidomos gjatë dimrit janë ballafaquar me problemin e qenve endacakë. Shumë prindër janë detyruar që fëmijët e tyre t’i përcjellin për në...

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Lajmet e Fundit