20.8 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Mytaher Haskuka, premton që Prizreni të jetë qytet me plan urban dhe ambiental (Video)

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore kandidati për kryetar të Prizrenit, nga Lëvizja Vetëvendosje!, Mytaher Haskuka, ka përzgjedhur që tek qytetarët të  përçoje problemin  e ecjes së lirë nëpër trotuare si dhe në përgjithësi të pronës publike. Projekti “Prizreni qytet i gjelbër”, nga Mytaher Haskuka është vënë në një  nga prioritet e zotimeve të tij.

Ffillimisht, do të formohet një ekip i cili do të bëjë rigjenerimin urban, ky ekip do të përbëhet nga specilistë  të fushave përkatëse me qëllim që Komuna e Prizrenit të krijojë sa më shumë hapësira të gjelbra dhe   rekreative për çdo lagje dhe për çdo fshat.

Se Prizreni  është në një kaos  urban kjo nuk ka dyshime. Aktualisht Prizreni nuk ka plan zhvillimor. Edhe pse ka filluar  hartimi i hartës  zonale , ky proces  është jo transparent. Ndërsa planet  rregulluese urbane  bëhen për interesa  të bizneseve e jo  të qytetarëve, janë shprehur përfaqësues të shoqërisë civile në këtë qytet.

 Në oret e mbrëmjes, kandidati për kryetar të Prizrenit nga VV, Mytaher Haskuka ka vazhduar me takime me qytetarë të komunës së Prizrenit.

 

Më Shumë

Një jetë e shpëtuar, një falënderim i përjetshëm: Historia e Burim Ninajt dhe mjekut të UÇK-së, Dr. Halil Cikaj

Një fotografi e zverdhur nga koha, por e gjallë në kujtesën e atyre që e përjetuan, flet më shumë se mijëra fjalë. Në të,...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren vizitoi Medresenë “Alauddin”

Në kuadër të aktiviteteve për nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar një vizitë...

Lajmet e Fundit