13 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Mytaher Haskuka, uron nxënësit dhe numëron problemet e arsimit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka uruar të gjithë nxnënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e ri shkollor.

“Sot dita e parë e shkollës, uroj nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë shkollor!”, shkruan Haskuka në Facebook.

Sipas tij, sistemi i arsimit përballet me shumë probleme

Postimi i plotë në Facebook

Duke pasur parasysh problemet që i kemi në arsim, e që u vërtetuan edhe me rezultatet e testit PISA, desha të paraqes disa nga probleme që i kam vërejtur dhe të cilat duhet të adresohen nëse duam një shkollë cilësore.

Së pari aspekti shkencor, përkundër që historikisht në shpjegimin e njeriut shumë teori kanë përkufizuar njeriun si qenie egoiste dhe të këqija që duhet kontrolluar, tani hulumtimet e fundit në fushën e psikologjisë tregojnë që njeriu në esence, pra gjenetikisht, është i mirë.
Studimet e fundit na tregojnë që fëmijët e porsalindur, pos nevojave fiziologjike, kanë të lindur edhe empatinë, dhe shtytjet të vetme instiktive janë kërkesa për siguri dhe kureshtja.

Pra fëmija e porsalindur posedon empati, prandaj kur e shikojmë në sy dhe ju qeshim, foshnja na kthen buzëqeshjen, kur foshnja dëgjon fëmijët tjerë duke qarë edhe ai/ajo ja fillon vajit.

Pastaj foshnjat kanë shtytje për siguri, prandaj atashohet emocionalisht ndaj figurës së kujdestarit që zakonisht është nëna dhe babai, këtu nuk ka rëndësi ushqimi por sensi i sigurisë të cilën ja ofron nëna/babai.

Së fundi fëmija ka të lindur kureshtjen, pra çdo foshnje ka urgjencë të eksploroj ambientin. Fëmija posa të sheh një objekt e merr ne dorë, e shikon, nuhat, e kafshon, pra e eksploron atë, ashtu si e eksploron botën për ta kuptuar ate.

Zakonisht mësimi në natyrë bëhet në formë të lojës dhe vetë akti i të nxënit është akt i vetëkënaqshmërisë, ne ndjejmë kënaqësi kur mësojmë diçka të re.
Pra fëmijët kanë kureshtjen, ata duan të mësojnë, për këtë ndjejnë kënaqësi, por për të vepruar atyre ju duhet siguria. Mësimi zakonisht bëhet me lojë në grup, pra është akt empatie. Si përfundim, fëmijët duhen të ndihen të sigurt, duhet të kenë ambient empatetik grupor, ku loja nuk është e ndaluar dhe atyre duhet të ju ofrohen mundësi që të përmbushin kureshtjen e tyre, pra ambient dhe material për të eksploruar.

Por sot sa të sigurta janë shkollat tona? A ofrojnë ato ambient që fëmijët të zhvillojnë kureshtjen e tyre? A ofrojnë shkollat tona aktivitete për të përforcuar empatinë e tyre? A ofrojnë material për të përmbushur kureshtjen?

Në shumë nga këto pyetje fatkeqësisht përgjigjet janë JO.
Ashtu si patëm kërkuar vitin e kalua në Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Arsim, arsimi duhet të shpallet si prioritet kryesor për shtetin tonë. Duhet të veprojmë që të krijojmë shkolla të sigurta, t’i kemi të gjithë fëmijët në arsimin parashkollor, që të gjitha shkollat në Kosovë të pajisen me laborator të kimisë, fizikës, biologjisë dhe të shkencave tjera, të krijojmë sisteme që e nxisin empatinë, t’i japim fund dhunës në shkolla, të mos ketë asnjë shkollë ku nuk ka psikolog ose pedagog…

Që shkollat t’i kthejmë nga struktura të pushtetit në struktura të dijes, që nga një institucion i mbajtjes së pushtetit ti bëjmë ato instrumente të cilat krijon gjenerata për të ardhmen e këtij vendi.

Këtë reformë të arsimit, Lëvizja Vetëvendosje ka filluar në Komunën e Prishtinës dhe mbas 22 tetorit do ta vazhdoj edhe në Komunën e Prizrenit dhe në shumë e shumë komuna të tjera të Kosovës.

 

Më Shumë

Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, Kurti: Zgjedhjet mund t’i përsërisim, por edhe rezultati mund të thellohet në favor të LVV-së

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e 58-të të Këshillit të Përgjithshëm. Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetar i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është...

10-vjeçarja u lëndua në qafë, dalin detaje të reja nga krimi i rëndë në Prizren

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot brenda një familje në Prizren. Një burrë, M.Gorenc, 45 vjeçar dyshohet se e ka vrarë me thikë vajzën...

Lajmet e Fundit