Nadal fiton “Australian Open”

Rafael Nadal është shpallur kampion i Grand Slamit Australian Open, duke mposhtur në finale Daniil Medvedev. Rusi pati avantazh prej dy seteve 6:2 dhe 7:6, porse spanjolli nuk u dorëzua, duke fituar krejt ndeshjen më pas, që i bie tre sete rresht; 6:4, 6:4 dhe 7:5.

Me titullin arritur në Australi të dielën, Rafael Nadal bëhet tenisti me më së shumti Grand Slam të fituar në historinë e këtij sporti, në total 21 trofe.

Ai lë pas vetes zviceranin Roger Federer dhe serbin Novak Djokovic me nga 20 Grand Slam.

Nadal ka fituar 2 Australian Open, 13 French Open, 2 Wimbledon dhe 4 US Open.

Sa i përket çmimit në Australian Open, Nadal është pasuruar me 2 milionë e 875 mijë dollarë, kurse Medvedev si nënkampion me 1 milion e 575 mijë.

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit