Nagavci: Rreth 50 për qind e punëtorëve të arsimit janë vaksinuar, të vaksinohet edhe pjesa tjetër

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve arsimorë që të vaksinohen kundër COVID-19, para nisjes së vitit të ri shkollor.

“Rreth 50 për qind e stafit është vaksinuar, por synojnë që edhe pjesa tjetër ta marrë vaksinën. Shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë punëtorëve të arsimit që të vaksinohen dhe të jenë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Ftoj dhe studentët sidomos ata në konvikte që të vaksinohen”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka thënë se është e nevojshme akoma që punëtorët arsimorë të vaksinohen.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Lajmet e Fundit