19.2 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Naile Demiri bën libër për “Darkën …” e Kadaresë

naile demiriNivelet narrative (Romani ‘Darka e gabuar’ e Ismail Kadaresë) monografi, ky është titulli i veprës së studiueses së re, Naile Demiri.

Përmes shkallëzimit, duke e ngritur në infinit mënyrën e qasjes në syzhe, të një atmosfere e cila cilësohet si shumë dramatike, si një vjellje e së keqes, autorja Naile Demiri e ka zgjedhur temën për një libër (siç thotë ajo) që bashkon artin profesional me refleksione politike, dhe ajo temë na del si e përkryer me “Darkën e gabuar” të Kadaresë.

Shkrimtari Ibrahim Kadriu, duke iu referuar kësaj vepre studimore, thotë se Naile Demirit, punën e ka bërë me kompetencë analisteje, me një përkushtim serioz studimor, duke e shoshitur këtë vepër në shumë aspekte, duke ia gjetur dimensionet reale si shtrirje romanore, të konceptuar mrekullisht si nga stili, kompozicioni, s’zheu e gjuha e pasur.

Në këtë studim të veçantë autorja hulumton dhe zbulon thjeshtësinë e shprehjes artistike të Kadaresë dhe, me një vlerë të tillë, e referon si vepër të realizuar e cila është e lexueshme dhe zgjon interesimin e lexuesve, pikërisht pse në këtë vepër janë të pranishme shumë tema dhe nëntema që, siç vlerëson autorja, kanë një shtrirje kohore, një përcaktim kohor dhe një të ndodhur të kushtëzuar.

Autorja i vëren këto finesa nga të cilat “Darkën…” e nxjerr të përkryer, në nivel që u qëndron baras veprave më të realizuara të këtij autori.
Për të vënë në binar të duhur këtë vepër, si vazhdim i veprave të tjera të suksesshme të cilat i ndihmuan famës së shkrimtarit, Naile Demiri shëtit edhe në faqet e librave të studiuesve të njohur, duke u ndalur në mendimet e tyre mbi fenomenet e ngjashme letrare që mund të jenë në korrelacion me mënyrën e perceptimit të tërësisë romanore të Kadaresë. Kjo domethënë se autorja e këtij studimi, në horizontin e saj studiues ka edhe gjerësi, por edhe thellësi mendimesh.

Nga këto pikëvështrime na ofrohet e vlerësuar “Darka e gabuar”, si vepër e rrallë. Gjithnjë me idenë që vepra të jetë e shqyrtuar nga gjitha këndet, ajo, në mënyrë pak a shumë të rrallë për natyrën e këtyre studimeve, jep të dhëna statistikore, si për shembull: “Darka…” ka dyzet e gjashtëmijë fjalë, se ka mbi dyqind mijë karaktere, e tj.

Ky studim i referohet edhe faktografisë historike jo vetëm të asaj kohe të ngjarjes së ndodhur në vendlindjen e shkrimtarit, në Gjirokastër, por edhe rrethanave të tjera që kanë kushtëzuar rrëfimin, me reflekse politike të mëvonshme të cilat ia zënë frymën shqiptarizmës. Gjithë këtë e pasqyron edhe me deklarata konkrete të shkrimtarit i cili shpjegon për vërtetësinë e ngjarjes e cila (siç thotë shkrimtari në një intervistë) paska ndodhur më 16 shtator të vitit 1943.

Naile Demiri përmes “Darkës…” duke i bërë analizë të thuktë, është shoqëruar edhe me shumë studiues, me veprat e tyre, duke zbuluar esencën e përkushtimit të Kadaresë, edhe me realitetin, pavarësisht se romani, rrëfimi romanor, është produkt fiksioni.

Duke u marrë me këtë studim, lexuesi do ta ketë të mundur të përjetojë madhështinë e ngjarjes në një ambient ku “farkohet” e kaluara me të tashmen…
Librin monografik “Nivelet narrative” e përcjell duke u thelluar në temën e saj, në ambientimin, në karakteristikat e veçanta të narratorit me theks të veçantë të karakterit, te portretizimi i personazheve, te konteksti, stili, e kështu me radhë, deri te aspektet e tjera relevante për ta bërë veprën e suksesshme, si vepër serioze shkencore.

Më Shumë

Prizreni synon ngjitjen në Ligën e Parë, Shqiponjat luftojnë për mbijetesë ndaj liderit

Prizreni do të udhëtojë në Lipjan për të sfiduar  Shqiponjat në një ndeshje kyçe për të dyja skuadrat, raporton PrizrenPress. Prizreni, lideri i kampionatit, kërkon...

Kryetari Bali Muharremaj deklaron afër 330 mijë euro pasuri të paluajtshme

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka deklaruar afër 330 mijë euro pasuri të paluajtshme. Në regjistrin e deklarimit të pasurisë për vitin 2025,...

Lajmet e Fundit