15.8 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Nait Hasani kërkon dorëheqjen e kryetarit të PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të partisë, Memli Krasniqi, i cili kishte thënë se Ramiz Lladrovci ka fituar zgjedhjet në Drenas me votat e Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Hasani ka mohuar kategorikisht këtë pretendim, duke thënë se fitorja e Lladrovcit është meritë e qytetarëve të Drenasit dhe e elektoratit tradicional të PDK-së.

Express Kredi nga BiCredit

“Partia Demokratike ka bërë gabimin fillimisht që nuk e kandidoi Ramiz Lladrovcin për kryetar, pavarësisht rrethanave politike. Lladrovci ka shfrytëzuar të drejtën për ta gjetur elektoratin e PDK-së dhe për ta formuar iniciativën, e cila është pjesë e strukturës së PDK-së. Prandaj, fitorja e tij tregon suksesin e jashtëzakonshëm të qytetarëve të Drenasit në mbrojtje të vlerave të tyre”, deklaroi Hasani për Tëvë1.

Ai theksoi se “Ramiz Lladrovcin nuk e ka votuar asnjë anëtar i VV-së, sepse ata do ta votonin vetëm nëse do të kishte balotazh. Përkundrazi, të gjithë qytetarët e Drenasit e kanë mbështetur atë kundër Memli Krasniqit dhe strukturave aktuale të PDK-së”.

Sipas Hasanit, kjo fitore tregon se kryesia aktuale e partisë “nuk është më legjitime” dhe se duhet të ndryshojë qasjen politike.

“Kryesia duhet t’i ulë tensionet, të zbutet në politika dhe të reagojë me maturi, jo të fajësojë të tjerët duke thënë se VV-ja e ka votuar Ramiz Lladrovcin”, shtoi ai.

Në fund, Hasani u bashkua me qëndrimin e vetë Ramiz Lladrovcit, duke kërkuar dorëheqjen e Memli Krasniqit dhe drejtuesve të tjerë të PDK-së në Drenicë.

“Në politikë ka moral. Nëse Memli dhe të tjerët kanë moral, bashkë me deputetët në Drenicë që i ka mundur Ramizi, duhet të japin dorëheqje. S’kanë më fytyrë të qëndrojnë aty”, tha Hasani.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizrenasit në numër të madh mbështesin Totajn në tubimin e Shatërvanit

Teksa ka filluar numërimi mbrapsht deri në ditën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, sonte Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një tubimi...

Ndalohen disa raste të tentimeve për shmangie doganore në Vërmicë

Gjatë kontrolleve të kryera në Pikën Kufitare Vërmicë gjatë vikendit, zyrtarët doganor kanë parandaluar disa raste të hyrjes së mallrave të padeklaruara në territorin...

Lajmet e Fundit