8.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

NBA/ Bucks fitojnë super duelin me Lakers

Milwaukee Bucks ka arritur fitoren në super duelin e së mërkurës përballë Lakers.

Në një natë plot aksion, u zhvilluan 11 ndeshje që sollën edhe surpriza.

Takimi kryesorë i natës ishte ai mes kampionëve në fuqi të Milwaukee Bucks dhe Los Angeles Lakers.

Në një ndeshje me dy fytyra, Bucks arriti fitoren me shtatë pikë epërsi.

109-102 ishte rezultati përfundimtar, në një natë ku fytyra kryesore e takimit ishte Giannis Antetokounmpo.

The Greek Freak shënoi plot 47 pikë, duke i shtuar edhe nëntë kërcime dhe tre asistime.

Bucks janë vetëm të 11-tit në lindje, me shtatë fitore pas 15 takimesh, kurse Lakers ndodhen në vendin e tetë në perëndim, me rekord tetë-tetë.

Fitoren e arriti edhe Phoenix Suns, për të konfirmuar formën e mirë që po kalojnë.

105-98 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes që ata zhvilluan përballë Dallas Mavericks.

Devin Booker ishte lojtari i takimit, me 24 pikë e nëntë kërcime.

Suns janë në vendin e dytë në perëndim, me 11 fitore pas 14 takimesh. Dallas ndodhen në vendin e gjashtë, me nëntë fitore pas po kaq ndeshjesh,

Humbje pësuan Bulls dhe Wizards, përkatësisht nga Portland Trail Blazers dhe Charlotte Hornets.

Nga këto humbje përfitoi Brooklyn Nets. Ata arritën fitoren 109-99 përballë Cleveland Cavaliers, duke u ngjitur në vendin e dytë në lindje, me 11 fitore pas 16 takimesh.

James Harden ishte pikëshënuesi më i mirë i takimit, the beard arriti 27 pikë, dhjetë kërcime dhe shtatë asistime.

Ndeshjet tjera përfunduan kështu:

Detroit Pistons 97-89 Indiana Pacers

Atlanta Hawks 110-99 Boston Celtics

Miami Heat 113-98 New Orleans Pelicans

New York Knicks 98-104 Orlando Magic

Minnesota Timberwolves 107-97 Sacramento Kings

Oklahoma City Thunder 101-89 Houston Rockets

/Albanianpost.com

Më Shumë

Heqja e kalldërmit shënon fillimin e një epoke të re në sheshin e ‘Shatërvanit’ në Prizren

Heqja e kalldrëmit të vjetër në zonën e “Kejit” në Shatërvan ka zgjuar interesim dhe diskutim të madh në opinionin publik. KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/27684284817881954 Megjithatë, përtej nostalgjisë...

Ortek bore në Brezovicë, lëndohet një skiator

Një skiator ka mbetur sot i lënduar si pasojë e një orteku bore në Brezovicë. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv menaxheri i Qendrës së...

Lajmet e Fundit