Chelsea në bisedime me Wesley Fofana

Kampionët në fuqi të Evropës, Chelsea, janë në bisedime me mbrojtësin e Leicester City-t, Wesley Fofana.

Këtë e bën të ditur Foot Mercato dhe Leicester Mercury, dy tabloide këto shumë të afërta me klubet e përfshira.

Chelsea ka kohë që interesohet për Fofana-n, por lëndimi që e pësoi futbollisti i ndali pak negociatat mes dy skuadrave.

Para fillimit të sezonit, Fofana kishte pësuar një lëndim në ligamentet e gjurit, që e detyron të jetë jashtë fushave thuajse për të gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

Por, forma dhe potenciali që ai shfaqi gjatë sezonit që shkoi, e ka mbajtur interesin e Bluve të Londrës gjallë.

Paqartësitë mbi të ardhmen e Antonio Rudiger, tani i kanë ringjallur tërësisht këto interese.

Sipas Foot Mercato, negociatat mes Chelsea-s dhe lojtarit tani kanë rifilluar.

Wesley Fofana pritet t’i kushtojë Chelsea-s rreth 30 milionë euro sipas raportimeve, shifër kjo që Blutë nuk e kanë problem ta paguajnë.

Transferimi do të ndodhë gjatë verës, me Fofana-n që vazhdon karrierën e tij në Premier League, por tani me një klub tjetër.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit