17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

18 vjeçari nga Prizreni ushtron dhunë në familje dhe kërcënon policët me thikë kuzhine

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili kishte ushtruar dhunë në familje, derisa kishte qenë në arrest shtëpiak.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren.Policia ka bërë të ditur se i dyshuari nuk i është bindur urdhrit të policisë, e po ashtu ka mbajtur në dorë një thikë kuzhine me të cilën ka kërcënuar se do t’iu shkaktojë lëndime zyrtarëve policorë dhe vetes.

“Me datë 17 nëntor 2021, rreth orës 17:10, policia kishte pranuar informacion se në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren, një i dyshimtë i cili ishte në arrest shtëpiak me urdhër të gjykatës, ishte duke ushtruar dhunë në familje. Pasi njësitë policore ju përgjigjen thirrjes, i dyshuari nuk ju bind urdhrit të policisë, madje mbante një thikë kuzhine në dorë duke i kërcënuar policinë për lëndime të zyrtarëve dhe vetës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është arrestuar nga Njësia e Reagimit të Parë të policisë.

“Duke pasur parasysh se i dyshimti është recidivist i veprave penale dhe mund të paraqesë rrezik, në vendin e ngjarjes reaguan njësia profesionale të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, të cilët e neutralizuan të dyshimtin, i njëjti u arrestua në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e provës materiale ju është sekuestruar një thikë kuzhine rreth 15cm”, thuhet në njoftim.

I dyshuari i moshës 18-vjeçare është ndaluar për 48 orë.

“I dyshimti H.L i lindur në vitin 2003, është intervistuar në prezence të avokatit mbrojtës. Pas deklarimit policia e informoi prokurorin e Shtetit i cili lëshoi aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime”, ka bërë të ditur policia

Më Shumë

Kurti vazhdon ta mbajë banesën 67 metërshe, deklaron 1.551 euro në bankë e kredinë deri në 2052-në

  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se pasuri të...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit