9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Ndahet nga jeta aktori serb Nebojsha Gllogovac

Nebojsha Gllogovac aktori i njohur i teatrit serb është ndarë nga jeta në moshën 48 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e Beogradit. Vetëm pak kohë më parë Nebojsha Gllogovac ishte në Tiranë për të interpretuar veprën e Shekspirit “Romeo e Zhuljeta”.

Pas premierës që pati në Beograd kjo vepër që u realizua me aktorë serbë e shqiptarë udhëtoi drejt Prishtinës e Tiranës. Shfaqja me regji nga Miki Manojlovi? dhe bashkëproducentit nga Kosova, Jeton Neziraj ishte një projekt i përbashkët teatror që synonte të thyente barrierat gjuhësore dhe urrejtjen nacionale mes dy popujve duke përçuar mesazhin e integrimit dhe harmonisë mes njerëzve pa dallime etnike.

Në këtë projekt të rëndësishëm intepretuan aktorët Uliks Fehmiu,: Mensur Safciu, Nikola Rakoçeviq, Armend Ismaili, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Faris Berisha, Uliks Fehmiju, Edona Reshitaj, Natasha Tapushkoviç, Anita Mançiç dhe Arta Selimi. Dramaturgjia nga Olga Dimitrijevi?, skenografia, Branko Hojnik, kostumografia Zora Mojsilovi? Popovi?, koreografia, Sonja Vuki?evi?. Shfaqja u dha në dy gjuhë, serbe dhe shqiptare.

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Sonte në Prizren luhet super derbi i basketbollit

Në palestrën e nxehtë ”Sezai Surroi”, Bashkimi i bën konakun Trepçës, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Këto dy skuadra u përballën...

Lajmet e Fundit