20.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Zidane qetëson tifozët: Iscon e shoh përjetë te Reali

Në prag të ndeshjes me Real Sociedadin, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, trajneri i Realit të Madridit u pyet veçanërisht për të ardhmen e Iscos, për të cilin gjatë ditëve të fundit është shkruar se do të largohet nga “Los Blancos”, pasi nuk është i kënaqur me hapësirat në formacion.

Për këtë temë francezi u shpreh shkurt dhe qartë: “Dua që Isco të qëndrojë këtu gjatë gjithë jetës së tij. Ai e ka treguar dashurinë për këtë klub, do ta bëjë gjithmonë. Zërat e tjerë i konsideroj të rreme”.
Nga e ardhmja e Iscos, te rendimenti i Ronaldos, që i mungojnë shumë gola në kampionat.

“Besoj se Cristiano tani është më i motivuar se kurrë për të treguar atë që është i aftë të bëjë. Ai e ka dëshmuar potencialin e tij në momentet e rëndësishme”.

Pas ndeshjes së shtëpisë me Sociedadin, Realin e pret një sfidë shumë e vështirë me PSG në Champions. Zidane i shmangu komentet për parizienët, duke këmbëngulur se skuadra e tij është e fokusuar vetëm te ndeshja e radhës.

Më Shumë

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit