19.2 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025

Ndahet nga jeta avokati Ruzhdi Berisha

Ka ndërruar jetë avokati nga Prizreni, Ruzhdi Berisha.

Familjarët kanë bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh në rrethin e miqve, kolegëve dhe bashkëqytetarëve.

Mbledhja komemorative për avokatin Ruzhdi Berisha do të mbahet sot në orën 12:00, në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Ndërkaq varrimi i të ndjerit do të bëhet po sot, më 14 maj 2025, në varrezat e qytetit të Prizrenit, pas faljes së namazit të Ikindisë.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Oda e Avokatëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e avokatit Ruzhdi Berisha nga Prizreni.

I lindur më 9 shtator 1947, avokati Berisha la pas një karrierë të gjatë dhe të pasur në shërbim të drejtësisë, duke filluar nga detyra e gjyqtarit në Gjykatën Komunale të Dragashit, e deri në Gjykatën Supreme të Kosovës, dhe më pas si avokat me përkushtim të jashtëzakonshëm për mbi dy dekada.

“Ai ishte gjithashtu një trajnues i palodhshëm i brezave të rinj të juristëve dhe një kontribuues i rëndësishëm në fushën e botimeve profesionale juridike”, thuhet në njoftim.

“Puna, përkushtimi dhe integriteti i tij profesional lanë gjurmë të thella në sistemin e drejtësisë në Kosovë”.

“Humbja e tij është një humbje e madhe për komunitetin juridik dhe për gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të”.

 

Më Shumë

Policia kufitare ndalon kontrabandë mallrash në Gorozhub të Prizrenit – të dyshuarit largohen nga vendi i ngjarjes

Një operacion i hershëm i Policisë Kufitare të Kosovës ka zbuluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në territorin e fshatit Gorozhub...

Sulm ndaj Skënderbeut në Prizren/ Reagon ashpër Shoqata “Trojet e Arbrit”

Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër ndaj një akti vandal që ndodhi sot në qytetin e Prizrenit, ku monumenti i Gjergj Kastriotit –...

Lajmet e Fundit