10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Ndalohen 11 persona në Prizren e një Dragash, nuk respektuan masat

Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona gjatë 24 orëve të fundit, pasi ata nuk kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëmbëdhjetë persona janë ndaluar në Prizren dhe një në Dragash, transmeton PrizrenPress.

Njoftimi i PK-së:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË

·       Rr. Adem Jashari, Prizren 12.05.2020-11:05. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi  nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

·       Dragash, Prizren, 11.05.2020-10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

·       Fsh. Lubizhdë, Prizren, 12.05.2020-16:40. Janë ndaluar  tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Të dyshuarit  pas intervistimit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

·       Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 12.05.2020-16:00. Janë ndaluar  dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi  nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Pas intervistimit  të dyshuarit  me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

·       Fsh. Zojz, Prizren, 12.05.2020-15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi  nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·       Fsh. Zojz, Prizren, 12.05.2020-14:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi  nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·       Rr. Edi Durham, Prizren, 12.05.2020-21:35. Janë ndaluar  dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi  nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Pas intervistimit  të dyshuarit  me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

·       Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 12.05.2020-22:40.  Njësiti policor kishte vërejtur se një  lokal është i hapur dhe duke punuar. I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi  kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Lajmet e Fundit