8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Ndërrim komande tek Kontingjenti gjerman i KFOR-it në Prizren

KFORi gjermanZëvendëskomandanti i Komandës për Misione jashtë vendit i Ushtrisë gjermane, kundëradmirali Rainer Brinkmann, i dorëzoi me 2 tetor 2013 komandën për Kontingjentin gjerman të KFOR-it nga koloneli Hartwig Stork tek koloneli Michael Stuber. Dorëzimi i komandës u mbajt në Kampin Fushor të KFOR-it gjerman në Prizren.

Brinkmann, vlerësoi pozitivisht punën e Kontingjentit gjerman të KFOR-it. Komandanti në largim, koloneli Hartwig Stork, theksoi bashkëpunimin e mirë me qytetarët dhe KK të Prizrenit.

“Kemi pasur një miqësi të mirë me qytetarët e Prizrenit”, tha koloneli Stork në fjalimin e tij para ushtarëve të rreshtuar gjermanë, austriakë dhe zvicëranë si dhe mysafirëve të ftuar për këtë ceremoni. Pasardhësit e tij i luti që të vazhdojnë këtë bashkëpunim të mirë me qytetin e Prizrenit.

Gjithashtu, kundëradmirali Rainer Brinkmann, ka lavdëruar komandantin në largim, kolonelin Hartwig Stork, me fjalët “well done”. Komandantit të ri, kolonelit Michael Stuber, dhe ushtarëve të tij ndërkaq, i uroi shumë suksese, fat dhe bekimin e Zotit në kryerjen e detyrave.

“Situata në veri të Kosovës nuk është çliruar nga tensionet dhe këto tensione mund të kalojnë në dhunë të hapur”, tha kundëradmirali Brinkmann.

“Pengimi i dhunës dhe mundësimi i dialogut janë detyra jonë“, shtoi admirali gjerman.

“Dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po ecën përpara edhe përkundër goditjeve dhe po tregon sukseset e para dhe të kapshme. Është një përparim me hapa të vegjël dhe neve me siguri na duhet qëndrueshmëri derisa të kemi vendosur një paqe stabile”, nënvizoi admirali.

“Kosova dhe Serbia tanimë janë pajtuar për një normalizim të marrëdhënieve dhe po e vazhdojnë dialogun nën mbikqyrjen e BE-së. Tanimë kemi një arsye për të qenë optimistë të kujdesshëm”, u shpreh oficeri i lartë gjerman.

Trupat gjermane kontribuojnë në kuadër të misionit të KFOR-it me numrin më të madh të ushtarëve, me rreth 750 ushtarë. Këta të fundit kujdesen për një ambient të qetë dhe paqësor si dhe për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dërgohet në burg 23 vjeçari nga Prizreni, ishte dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “Narkotik”

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.   Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar...

Bashkimi mposhtet në Pejë

Skuadra e Bashkimit ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Peja 03, në ndeshjen e zhvilluar sot në Palestrën Sportive “Karagaçi”, në kuadër të xhiros...

Lajmet e Fundit