Ndërron jetë aktori turk shumë i njohur dhe për publikun shqiptar

Metin Çekmez i cilësuar si aktor mjeshtër në Turqi ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare  mëngjesin e sotëm në spitalin ku ai po trajtohej.

Aktori vuante prej kohësh nga kanceri.

I njohur për dashamirësit e teatrit turk dhe shikuesit e TV nga shumë prodhime të famshme, Metin u trajtua kohët e fundit në Spitalin Shtetëror Ayd?n Atatürk.
Metin Cekmez, e filloi karrierën e tij në vitin 1962 ndërsa vite më vonë ai mori pjesë në shumë filma dhe seriale televizive.

Aktori mjeshtër ishte veçanërisht e njohur për projekte të tilla si Super Baba, Binbir Gece, I Named Feriha.

Për publikun shqiptar ai u bë i njohur nga seriali ‘Një pjesë e imja’ e transmetuar nga tv Klan 5 vite më parë.

Image

©

Më Shumë

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit