Ndërron jetë gazetari dhe shkrimtari Rushit Ramabaja

Ka ndërruar jetë shkrimtari, në moshën 77 vjeçare, poeti dhe publicisti Rushit Ramabaja, një nga figurat e shquara të letërsisë dhe mendimit shqiptar. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarë dhe miq përmes rrjeteve sociale.

Ramabaja ishte gazetar kulture në gazetën Rilindja, shkrimtar, romansier e poet, si dhe i burgosur politik dhe mbështetës i lëvizjeve çlirimtare. I njohur për fjalën e urtë dhe angazhimin intelektual, ai la pas një trashëgimi të çmuar letrare dhe shpirtërore.

Ikja e tij paraqet një humbje të rëndë jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për gjithë kulturën dhe mendimin shqiptar. Me veprën, fjalën dhe qëndrimin e tij, Rushit Ramabaja la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit.

Ai ishte model i intelektualit të angazhuar, shembull dinjiteti njerëzor dhe udhërrëfyes shpirtëror, duke mëkëmbur përgjegjësinë e fjalës së shkruar, guximin në mendim dhe dashurinë e përditshme për Atdheun.

Më Shumë

Osmani nga Prizreni: Shqiptarët fitojnë kur bashkohen dhe humbin kur përçahen

Në një tubim të madh me qytetarë në Prizren, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandat të dytë, Vjosa Osmani,...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Lajmet e Fundit