Ndërron jetë i aksidentuari në Prizren

I aksidentuari në rrugën R “Ëesli Klark” në Prizren, ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.

Policia e Kosovës, njofton se viktima nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marruara nga goditja e veturës.

“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor në gjendje të rëndë, ku me 19.04.2017 , ka ndërruar jetë”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në autopsi në mjekësinë ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit është arrestuar dhe dërguar në qendrën e ndalimit.

I arrestuari dyshohet se ka drejtuar automjetin e tij në mënyrë të rrezikshme, duke mos i dhënë përparësi këmbësorit në kalimin për këmbësorë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit