Ndërron jetë Nehat Qena

Në moshën 79-vjeçare, mbrëmë ka ndërruar jetë Nehat Qena.

Ai ka lindur më 31 dhjetor të vitit 1936 në Mitrovicë dhe kishte të mbaruar Fakultetin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.

Për shumë vjet kishte punuar në gazetën “Rilindja”, ku kishte mbajtur rubrikën satirike “Thumbi”.

Më 1970 emërohet redaktor i faqes javore humoristike “Anza”.

Pas luftës për disa vjet Qena ka punuar në gazetën “Koha Ditore” si lektor dhe një kohë ka mbajtur edhe rubrikën satirike “Një grusht miza”.

Qena njihet edhe si bashkëpunëtor i përhershëm në Teatrit Kombëtar dhe atë “Dodona” si lektor dhe përkthyes i shumë pjesëve teatrore.

Autor i komedisë “Mbreti Ibish” të mirëpritur këtu e në Francë.

Bashkëpunëtor i përhershëm në RTV 21 prej themelimit si përkthyes dhe lektor.

Varrimi i tij bëhet sot në në orën 17:00 në varrezat e Prishtinës.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit