11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Ndërron jetë një aktivist i Nismës në Prizren

Ka ndërruar jetë aktivisti i Nismës në Prizren, Samidin Ramadani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i degës së këtij subjekti politik, Zafir Berisha.

Postimi i plotë

Me dhimbje e morëm lajmin se në moshën 52 vjetare ka ndërruar jetë aktivisti i Nisma Socialdemokrate në lagjen Tusuz dhe nipi i Heroit të Kombit Xhevat Berisha!

Samidin Ramadani ishte veprimtar i palodhshëm i lëvizjes kombëtare dhe bashkëpuntor i afërt i Xhevatit në përudhen më të rënd për Kosovën, punëtor i përkushtuar në arsimin shqip ku dha edhe kontribut të madh, edhe ne vitete më të vështira gjatë okupimit të Kosovës.

Angazhimi i tij në arsim vazhdoi edhe pas çlirimit të Kosovës duke ushtruar viteve të fundit edhe detyrën e drejtorit të shkollës “Xhevat Berisha” në Tusuz, u karakterizua si njeri i urtë dhe me vlera në profesionin e tij!

Do të mbetesh i paharruar Samidin, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshe shumë!

May be an image of 1 person, sitting dhe E brendshme

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshuhen për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

Policia e Kosovës ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike...

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Lajmet e Fundit