17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Ndeshje miqësore, Kosovë – Itali: Kjo ishte ajo që Ademi ia kërkoi Gravinas në Tiranë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi së bashku me homologët e tij nga Italia dhe Maqedonia e Veriut, Gabriele Gravina e Muamed Sejdini si dhe me nikoqirin, Armand Duka kanë vizituar Tiranën gjatë ditës së djeshme.

Federatat kanë biseduar për thellim të bashkëpunimit dhe zhvillimin turneve për të rinj së bashku.

Ajo që bie në sy në komunikatën e lëshuar nga FFK, thuhet se: “Presidenti Ademi diskutoi me presidentin e FICG, Gravina edhe mundësinë e zhvillimit të ndeshjes miqësore me Italinë, kurdo kur këtë e mundësojnë datat e lira të UEFA-s e FIFA-s”.

Mbetet të shihet se a do të kemi të reja rreth kësaj miqësoreje, apo do të mbetet sikurse shumë premtime tjera në letër.

Kombëtarja e Italisë ka përkrahje të madhe në Kosovë, ndërsa mundësia për miqësore është e madhe pasi presidenti Gravina ka parasysh edhe numrin e madh të futbollistëve shqiptarë që luajnë në Itali.

Aktualisht në Serie A nga ekipi A i Kosovës luajnë, Vedat Muriqi (Lazio), Amir Rrahmani (Napoli) dhe Mërgim Vojvoda e Samir Ujkani (Torino). /Telegrafi/

Më Shumë

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Lajmet e Fundit