Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 64 aksidente trafiku

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 64 aksidente trafiku, 18 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 46 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Policia e Kosovës bën të ditur se ka shqiptuar edhe 1 mijë e 372 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjatë ditës së djeshme, policia ka arrestuar edhe 32 persona, 23 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit.

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Lajmet e Fundit