17.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Në Beograd, paralele mes veriut dhe Krimesë

Mitrovice-VeriuBarrikada “Parku i Paqes” e ndërtuar mbi urën kryesore të lumit Ibër nga lidershipi i Mitrovicës veriore dhe Qeveria e Serbisë, po krijon një rrethanë të re politike që e tejkalon Marrëveshjen e Brukselit për integrimin e kësaj pjese. Në Beograd, po shtohen mbështetës të ideve për dhënien e dimensionit gjeopolitik rastit të aneksimit të Krimesë dhe veriut të Kosovës.

Prania e Qeverisë së Serbisë në vendosjen e parkut ndarës mes jugut dhe veriut të Mitrovicës, parqet një rast më të rëndë sesa veprimi i qytetarëve lokalë serbë të veriut, kur në korrik të vitit 2011 kishin vendosur barrikadën me rërë e gurë. Kjo barrikada e fundit, për syrin e njeriut mbase mund të duket më e bukur e stilistike, por për nga dimensioni politik ajo paraqet një vepër të Qeverisë së Serbisë, që për Prishtinën do të nënkuptonte një mesazh për riaktivizimin e ambicieve kaherë të theksuara serbe për aneksimin e kësaj pjese të Kosovës.

Analisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, rikujton se nga liderë të caktuar serbë shpesh janë dëgjuar ide për krahasimin e Krimesë me veriun e Kosovës. Ide të tilla, ai ka dëgjuar edhe nga presidenti Tomislav Nikoliq, kryeministri i dikurshëm dhe tani ministri i jashtëm, Ivica Daçiq, kurse nuk ka dëgjuar ndonjëherë që për këtë krahasim të flasë edhe kryeministri aktual Aleksandar Vuçiq./tribuna/

Previous article
Next article

Më Shumë

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Lajmet e Fundit