18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Në Drenoc u shënua 16-vjetori i daljes publike të UÇK-së në Pashtrik

perkujtimiNë Drenoc të Rahovecit u mbajt tubimi ku u përkujtua 16 vjetori i daljes publike për herë të parë i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut, të pranishëm ishin kryetari i Rahovecit me stafin e vet, gjenerali i FSK-së, Enver Cikaqi, nënkryetari i Gjakovës, Ramadan Hoti, bashkëluftëtarët dhe familjarët.

Fshati Drenoc ka dhënë për lirinë e Kosovës 17 dëshmorë dhe 10 martirë, ku ka qenë edhe kazerma e UÇK-së. Në emër të bashkëluftëtarëve, foli dhe evokoi kujtimet e atyre ditëve, Vajdin Berisha, kryetar i OVL-dega në Rahovec, i cili thotë se data e daljes publike të UÇK-së është historike, pas daljes në Dukagjin, ndërkaq luftimi i njësitit tonë ka pasur në fshatin Piranë, ku kanë ngadhënjyer ndaj armikut shumëfish më i pajisur, por dëshira jonë për liri ka qenë më e madhe.

Me ndihmën e komandantit “Pesëqindëshit”, heroi kombit Mensur Zyberajt, dhe bashkëluftëtarëve tjerë, janë krijuar formacione dhe me pesë batalione, pas të cilëve është shtuar besimi se liria shpejt do të fitohet.Berisha apostrofoi edhe përkrahjen e popullatës, ndërkaq në fshatin Zatriq ka qenë i vendosur poligoni stërvitor.

Kryetari Vehapi, pasi përshëndeti gjithë të pranishmit, tha: “Jemi tubuar sot për të përkujtuar rezistencën heroike ndaj okupatorit serb, të cilit synonin shfarosjen tonë. Armiku bëri krime makabre, por edhe Drenoci me djem e vajza u organizua ndër të parët dhe kontributi dhe heroizmi i tyre u kurorëzua me lirinë e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran.

I gjithë populli e ka përqafuar idenë se vetëm lufta e UÇK-së mund të sjell njëherë e përgjithmonë lirimin nga kthetrat serbomadh, ndërkaq në vazhdim Vehapi spikati kontributin e nënave të Drenocit, të cilat gatuanin bukë, në cilin fshat ka vepruar edhe kuzhina për luftëtarët.

Vehapi me emra përmendi dëshmorët e rënë për liri, të cilit, siç tha, kanë shkruar faqet e historisë, në luftën e drejtë për liri, e cila luftë e ka dëbuar përgjithmonë armikun nga Kosova./RahovecPress/

Më Shumë

Në qytetin e Prizrenit dhe zonat periferike vazhdon dezinsektimi

Pasditen e djeshme, procesi i dezinsektimit në qytetin e Prizrenit dhe zonat periferike vazhdoi sipas planit, ka bërë të ditur Komuna e Prizrenit. "Dezinsektimi, që...

Shpërthim te liqeni i Ujmanit – dëmtohen dy vetura

Një mjet shpërthyes është hedhur pak minuta më parë tek liqeni i Ujmanit, saktësisht afër pjesës ku po freskoheshin qytetarët. Lajmin për Telegrafin e ka...

Lajmet e Fundit