Në dy raste të ndara, dy qytetarë lëndohen në vendet e punës

Në Prizren e në Vushtrri, dy qytetarë në dy raste të ndara mbetën të lënduar në vendet e tyre të punës.

Për këto raste, është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët në raportet e tyre 24-orëshe kanë njoftuar se ngjarjet janë iniciuar se rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

Policia ka thënë se rasti i parë ndodhi në Vushtrri, më 22 qershor 2023, rreth orës 10:25.

Një qytetarë derisa ishte duke në një çati, është rrezuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

I lënduari, sipas PK-së, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Tutje është thënë se lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës.

Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Novak në Prizren, më 22 qershor 2023, rreth orës 12:00.

 

 

Policia ka thënë se viktima ishte lënduar në vendin e punës dhe si pasojë e lëndimeve ai ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Të dyja rastet është thënë se janë duke u hetuar.

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Lajmet e Fundit