4.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Në FSK ndalohet namazi

FSK9-30Pjesëtarët e FSK-së të cilëve u është ndaluar falja Brenda kazermave ankohen se po u bëhet padrejtësi.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, thotë se është vendim i përkohshëm. Kurse, Neni 8 i Kushtetutës e definon Kosovën si shtet laik, neutral në çështjet e religjioneve.

“Jemi duke u konsultuar me Bashkësinë Islame, me ekspertë, me jurist për ligjet, Kushtetutën dhe me specifikat e ushtrisë, praktikat e ushtrive të NATO-s, kështu që është një vendim i përkohshëm derisa të marrim një vendim të ri, mendoj që Brenda këtij viti do të përfundohet kjo çështje” ka deklaruar Çeku, i kontaktuar nga Zëri.

Më Shumë

Lajmet e Fundit