Nga kriza në krizë, vendimi në dorë të Brovinës

Brovina-RugovaHeqja dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit nga ana e Bllokut të partive të koalicionit paszgjedhor, ka dhënë një mundësi të mirë për respektimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk e ka zgjidhur krizën rreth formimit të institucioneve të reja, shkruan Tribuna.

Tani, vendimi është në duart e kryesueses së Kuvendit, Flora Brovina që të thërrasë vazhdimin e seancës së ndërprerë konstituive me pikën e vetme, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Nëse këtë veprim nuk e bën vet Brovina, ajo mund të jetë e shtyrë nga presidentja Atifete Jahjaga e cila mund të shfrytëzojë kompetencat e saj që të thirret seanca.

Në këtë rast, si çka raportuar tashmë Tribuna, PDK mund të dalë me një pozicion të ri ngërçi, duke e kushtëzuar shkuarjen në seancë me arritjen paraprake të marrëveshjes me bllokun LVAN. Pasi që nuk ka një mundësi të dytë që do t’i jepte të drejtën edhe LVAN-it që të propozojë kryetarin e Kuvendit, në këtë pikë do të fillonte kriza e re.

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Lajmet e Fundit