11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Të vrarët e Kumanovës varrosen me nderime ushtarake

Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët më 9 maj janë vrarë nga policia maqedonase në Kumanovë “de jure” u takon të varrosen me nderime ushtarake. Kjo gjë është e përcaktuar në Ligjin për Veteranët e UÇK-së ku atë e saktëson kreun i IV-të (Të drejtat për benificione).

Kësisoj, në nenin 33, për shpenzimet e varrimit, shpjegohet se Ministria përkatëse heq gjitha shpenzimet e varrimit të veteranit si dhe në pikën dy thuhet se po e njëjta ministri duhet të përcaktojë rregullat dhe procedurat për ceremoninë e varrimit me nderime ushtarake.

Zona Operative e Dukagjinit në të cilin ishin Mirsad Ndrecaj, Xhafer Zymberi, si dhe Beg Rizaj, ka paralajmëruar se do ta bëjë vetë varrimin nëse një gjë të tillë nuk e bën FSK-ja.

Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mimoza Shala, e cila njëherësh është aktiviste e Lëvizjes “Vetëvendosje”, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se ligjërisht, të vrarët e Kumanovës, të cilët ishin pjesë e UÇK-së duhet të varrosen me nderime ushtarake.

“Ata kanë qenë invalidë dhe ushtarë të UÇK-së dhe se ligji ua mundëson ushtarëve, pavarësisht qysh ata vdesin, ligjërisht duhet të përcillen me nderime ushtarake”, ka thënë Shala, duke shtuar se FSK-ja ende nuk u ka kthyer përgjigje lidhur me ceremoninë e varrimit.

Shala, e cila është asambliste e LVV-së në Gjakovë ka kërkuar që flamuri kombëtar të jetë gjysmë shtizë
në komunën e saj.

“Të bëhemi bashkë, ata janë ne. Gjakova humbi shumë shpresoj që në ditën e ceremonisë së varrimit të mbyllen edhe lokalet. T’i përcjellim me nderime ashtu si e meritojnë”, ka thënë në fund ajo.

Nga ana tjetër, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë për “Zërin” se flamujt gjysmështizë bëhen në bazë të rregullave shtetërore.

“Janë rregullat shumë të qarta kur flamuri shkon në gjysmështizë. Mendoj që janë procese që duhet të verifikohen me protokolle, por që propozimet janë në bazë të emocioneve, përvojave, por megjithatë ekziston një rregull i qartë kur shkon në gjysmështizë”, ka thënë Kusari-Lila.

Vlen të theksohet se në ngjarjen e 9 majit në Kumanovë u vranë dhjetë persona, në mesin e tyre edhe disa ish-ushtarë të UÇK-së.

Ja edhe emrat e tyre: Xhafer Zimberi – 1972, Valon Kabashi – 1985, Turgaj Gashi – 1978, Arben Rexhaj – 1971, Samit Kastrioti, 1975, Hisen Rushiti – 1965, Fatlum Vishesella – 1983, Mirsad Ndrecaj – 1979, Beg Rizaj – 1977, Nusret Kaloshi -1975. /Zëri/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri...

Lajmet e Fundit