14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Në Has pak i besojnë filxhanit të kafes dhe fallit

Ndër shqiptarë besimi në besëtytni është shumë i përhapur, në veçanti tek njerëzit me mungesë besimi, arsimimi dhe edukimi,por kjo në Has nuk është e reflektuar sepse atje shumë pak i besojnë kësaj forme dhe shkollimi i fundit ka krijuar një hapësirë më të madhe të besimit më shumë në mjekësi, ngase statistikat e fundit tregojnë se në rajonin e Prizrenit mjekë më së shumti ka nga Hasi dhe nga Opoja, që të dyja këto malësi të këtij rajoni.

Një besëtytni e përhapur është beja apo betimi në gurë e këtë e kanë ruajtur ende hasi edhe pse tani pak besohet në gur. Për bestytët guri apo gurët bëjnë “veprime” magjike…Hajmalitë, gjithashtu, janë bestyni shumë të përhapura, të cilat mund të kenë edhe ndonjë ajet nga Kur’ani, që varën në qafë, për t’i sjellë fat apo për t’i ruajtur nga fatkeqësitë. Patkonjtë e kuajve janë besëtytni shumë e përhapur edhe sot e kësaj dite në Has . Shumë shtëpi kanë të varur një patkua kali sipër derës hyrëse në shtëpitë e tyre. Në raste të tjera i gjejmë të varura edhe në makina, apo imitime të patkonjve mbahen si varëse e bylyzykë, etj. Kjo besëtytni e ka origjinën në kryesisht ilire, e te popujt e lashtë paganë, ku kuajt konsideroheshin të shenjtë. Varja e patkoit sipër derës besohet se sjell shëndet, mbarësi, fuqi, begati.

Shikimi i filxhanit të kafesë është një nga besëtytnitë më të përhapur, të përditshme, sidomos tek gjinia femnore. Kjo besëtytni bazohet në besimin se figurat që dalin pas pirjes së kafesë në filxhan, mund të lexohet e ardhmja e personit dhe ngjarjet që do e ndjekin. Këtu mund të përfshijmë edhe leximin e fatit nga vijat e rrudhave të dorës, nga letrat e bixhozit, etj.

Mirëpo, lidhur me këtë tregon Ardita Bytyqi bijë nga Hasi e martuar në Prizren.

“Por mund të them se është karakteristike se pikërisht hasjanët këtyre formave më së paku u besojnë”, tregon Bytyqi .

Lista e besëtytnive që ka shoqëruar e vazhdon të shoqërojë është e larmishme. Si të tilla mund të përmenden: frika nga fatkeqësitë që sjell pasqyra e thyer, varja e hudhrave në ambiente të ndryshme, numri baksuz nr.13, besimi në dobitë apo dëmet e ditëve apo muajve të veçantë, derdhja e kripës, prerja e rrugës nga macja e zezë etj shpjegon ajo./Kosova Sot/

Më Shumë

O Zot që fatet tona në dorë i mban!

Poezi nga Ndoc Gjetja O Zot që fatet tona në dorë i mban! Na ruaj nga shëndeti trashaman, na ruaj nga orekset e Sanço Pançës, na ruaj nga...

S’është në Evropë, por në Kosovë – fshati Bellanicë shembull për të tjerët

Nuk është në Evropë por në Kosovë. Bëhet fjalë për fshatin Bellanicë në Malishevë. Bukuria, pastërtia e pamja mahnitëse janë disa nga karekteristikat e këtij...

Lajmet e Fundit