Në KEK kanë filluar hetimet serioze rreth shpërthimit të djeshëm

KEK-hetimetNjë ditë pas tragjedisë në Termocentralin “Kosova A” kanë filluar hetimet serioze për të zbuluar shkaktarët e shpërthimit që mori jetën dy personave.

Ekipet e forenzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin. Mirëpo, zyrtarët e KEK-ut ende nuk kanë ndonjë risi për të ditur se si ka ndodhur shpërthimi, raporton KTV.

Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në KEK, ka thënë se nuk është mirë të jepen deklarata se një shpërthim i tillë është paralajmëruar më herët. Ai ka deklaruar se janë në dijeni se në një sektor të tillë nuk punohet edhe pa rrezik, mirëpo, sipas tij, çdo gjë ka qenë e siguruar.

Ndërkohë, elektroliza, aty edhe ku ka ndodhur shpërthimi, është ndërtuar në vitin 1975 dhe ka shërbyer si një instrument për ftohjen e gjeneratorit për një prodhim efiçient të energjisë elektrike.

Më Shumë

“Një emër që s’shuhet kurrë” – Arpagjik’t përkulen para Përparim Thaçit

Grupi i tifozëve të Lirisë, “Arpagjik’t”, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike. Në...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit