18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Wisner: Zgjedhjet e nesërme, moment kyç në historinë e Kosovës

Frank WisnerIsh ndërmjetësi amerikan në negociatat për statusin e Kosovës, ambasadori Frank Wisner, kërkoi nga kosovarët që nesër të shfrytëzojnë të drjtën e tyre për të votuar duke i cilësuar zgjedhjet e nesërme si moment kyç për historinë e Kosovës.

“Është me rëndësi tjetet të madhe që të gjithë kosovarët të shfrytëzojnë këtë moment dhe që nesër të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë. Në një demokraci është zgjedhja dhe vendimi juaj se për kë do të votoni, por votoni. Demokracia nuk është një sprot i shikuesve por është sport i pjesëmarrësve. Sikurse edhe ekipi juaj lokal i futbollit, duhet të kyçeni në lojë, duhet të lëvizni përpara, e gjithë bota do ta shikojë dhe do ta përcjellë këtë ngjarje, do të iu shikoj juve duke e shfrytëzuar të drejtën tuaj për të votuar dhe do të vëzhgohet si do të jepet vota, korrektësia dhe pjesëmarrja juaj në zgjedhje. Të gjitha këto gjëra do të shënohen dhe do të definohet se si dhe nga po shkon shteti juaj”, tha Wisner, transmeton RTV21.

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Lajmet e Fundit